Lajme Shqip Saturday, 06 August 2011 18:27

Kohëve të fundit ka shpërthyer dashuria mes Daniel Craig dhe Rachel Weisz, dhe për këtë dikush është ndjerë shumë keq. Kush mendoni ju? Është pikërisht ish e dashura e Daniel, Satsuki Mitchell (gruaja në foto).

Sipas raportimeve të së përjavëshmes ‘InTouch’, Mitchel pasi kishte kuptuar me intuitën e saj se në lidhjen e tyre diçka nuk po shkonte, ajo është hakmarrë në një mënyrë, gjë që do të donte ta bënte çdo femër. Ajo pa asnjë problem ka përdorur kartat e kreditit të aktorit anglez për të bër pazar.

Kishit dëgjuar më parë për hakmarrje me shopping? Dhe nuk bëjmë shaka! Plot 1 milion dollarë shpenzime, as edhe një qindarkë më pak! Dhe 1 milion dollarë nuk janë pak as për një yll hollivudi si Craig. (LajmeShqip.com)