Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 21:38

Mark Zunckerberg dhe miliona përdorues të FaceBook-ut mund të marrin frymë lirshëm pasi kolektivi i hakerëve ‘Anonymous’ nuk e ka ndër mënd ta shkatërrojë atë.

Grupi famëkeq për thyerjen e faqes së qeverisë amerikane kishte bërë një njoftim në YouTube nëpërmjet një klipi me zë kompjuterik duke thënë:

“Media juaj e komunikimit që ju aq shumë e doni do të shkatërrohet. Trazirat janë rrugës… Nuk është një betejë për të ardhmen por është një betejë mbi zgjedhjet dhe informimin tuaj.”

Por sërish ky grup ka bërë një njoftim në faqen e tyre në Twitter duke thënë se bëhej fjalë për një keqkuptim. Ata nuk kanë dashur të thonë se FaceBook do të shkatërrohet prej tyre, por se ai po shkatërrohej vetëvetiu pasi të dhënat, informacionet e gjithësecilit nuk janë të sigurta në këtë rrjet.

Ai shpjegoi se sëbashku me miqtë e tij kishin nisur këtë projekt më herët për t’i ndërgjegjësuar njerëzit që të hiqnin dorë nga FaceBook deri më datë 5 nëntor, si në formë proteste për të rritur nivelin e sigurisë të gjithësecilit.

Gjithësesi burimi i këtij klipi mbetet anonim, sikurse edhe grupi Anonymous. (LajmeShqip.com)