Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 12:40

Tiranë – Padyshim që mysafirja speciale e festivalit “Kënga Magjike 2011” ishte aktorja e famshme e serialeve turke Gymysh, që do të mbetet surpriza më e bukur e këtij festivali.

Bukuroshja e kinematografisë turke që i ka bërë të gjithë shqiptarët të dashurohen me të, dëshmoi gjatë ditës së dielë, elegancë dhe ëmbëlsi në çdo fjali që tha.

Ndonëse të pakta, frazat e dala nga goja e saj, ishin të ëmbla dhe plot lezet! Vetë Ardit Gjebrea tha se ishte shumë komode dhe kënaqësi e veçantë të punoje me të.

Flitet se për të ardhur në Shqipëri Gymyshi ka marrë një tarifë të lartë, diçka më shumë se 30 mijë euro, apo e përkthyer në dollarë diku tek 45 mijë të tillë. (LajmeShqip.com)