Lajme Shqip Sunday, 06 November 2011 11:00

Ajo është një aktore që ka fituar çmime në Academy Awards, por kjo gjë nuk do të thotë që duhet të jetë e zonja edhe në trukim.

“E besoni apo jo, unë jam skandaloze kur i bëj makijazh vetes,” ka thënë Gwyneth Paltrow 39 vjeçare. “Jam e paparë për t’i bërë makijazh shoqeve, por sipër fytyrës sime… asnjëherë nuk jam e saktë.”

Gwyneth dallohet për paraqitjen me një makijazh pothuajse gjithnjë natyral. (LajmeShqip.com)