Lajme Shqip Friday, 09 September 2011 14:27

Aktorja hollivudiane Paltrow do të luajë rolin e një gruaje manjake seksuale në filmin e saj të ardhshëm “Thanks for Sharing”.

Zëdhënësi i 38-vjeçares e ka konfirmuar lajmin për pjesëmarrjen e aktores në projektin e ri nga regjizori Stuart Blumberg.

Në filmin “Thanks for Sharing” do të marrin pjesë edhe aktorët Mark Ruffalo, Tim Robbins dhe Joely Richardson.

Në jetën reale Paltrow është e martuar me këngëtarin e grupit Coldplay, Chris Martin që në vitin 2005. Ajo mendon se njerëzit nuk mund t’i gjykosh për eksperiencat e tyre seksuale dhe se me kë i kanë përjetuar.

“Jeta është e komplikuar dhe e gjatë. Unë njoh njerëz, të cilët i respektoj dhe admiroj shumë, pavarësisht se kanë patur marrëdhënie jashtëmartesore,” ka thënë ajo.

Por mos mendoni se roli i saj do të ndikojë në jetën e saj private. Ajo është shprehur:
“Unë jam me fat. Kam një familje të mrekullueshme dhe një jetë të bekuar. Kam dy fëmijë fantastik dhe një burrë shumë të mirë.” (LajmeShqip.com)