Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 09:32

Sigurisht që ajo një arsye e ka patur dhe sipas burimeve të shumta gjatë këtyre viteve, Gwyneth, të gjithë njerëzit që e kanë njohur vetëm arrogante që nuk e kanë quajtur!

Por ja që disa zëra ndryshe kanë filluar të flasin për të. Sipas burimeve të Us Weekly, fituesja 38-vjeçare e çmimit Oskar nuk qenka dhe aq e ëmbël.

Por për çfarë bëhet fjalë? Duket se aktorja e ka paralajmëruar shoferin e saj për të mos e shoqëruar më me makinë shërbëtoren e saj, dhe kjo për faktin se ajo ka sjellë në shtëpinë e aktores persona të panjohur gjatë mungesës së saj.

Në fakt aktorja nuk e ka keq, sepse njeriu kurrë nuk mund të jetë i sigurtë nga vizitorët e panjohur. (LajmeShqip.com)