Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 12:37

Njё grua 22-vjeçare ka bёrё histori nё botёn e mjekёsisё me thithёn e saj tё tretё nё shputёn e kёmbёs.

Mendohet se 2 deri në 5 pёrqind e popullsisё vuajnё nga kjo gjendje, e cila klinikisht i referohet indeve tё shumta tё gjirit. Gruaja, emri i sё cilёs nuk bёhet i ditur ka shkuar nё spital pёr tё kёrkuar kujdes mjekёsor pёr kёtё ‘plagё’ qё kishte nё rajonin e kёmbёs sё saj tё majtё.

Por mbas ekzaminimit tё hollёsishёm qё i ёshtё bёrё, klinikisht ёshtё vёrtetuar se ajo ёshtё njё thithё e mirёfilltё, me tё gjithё pёrbёrёsit e saj: ind lidhor nё bazёn e saj, gjёndra eccrine dhe dhjamore dhe folikula qimesh. Ky fenomen, i njohur me pseudomamma ёshtё rasti i parё qё shfaqet nё rajonin e kёmbёs.

Mbas kёsaj mjekёt kanё thelluar hulumtimin e tyre duke zbuluar se kjo thithё ka qenё nё kёmbёn e vajzёs qё nё lindje, por ajo ёshtё rritur me kalimin e viteve. Sot ajo ka njё diametёr prej 4 centimetrash dhe nuk i shkakton asnjё dhimbje pacientes.

Nё pёrgjithёsi, indet figurative tё gjinjve, tё njohur si SBT, ndodhen rrallё pёrtej vijёs sё qumёshtit. E megjithatё ato janё gjetur nё vende tё tjera si: kurriz, shpatull, fytyrё, madje edhe nё kofshё! (LajmeShqip.com)