Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 20:55

Charla Nash mund të prezantohet si gruaja e gjorë që u sulmua në një mënyrë tragjike nga një shimpanze. Përpara disa muajsh ajo u lirua qëndra e rehabilitimit, për t’ju nënshtruar përpara disa ditësh një operacioni tjetër.

Carla Nash u sulmua nga shimpanzeja e një komshije që kishte dalë nga kafazi, e cila ja shpërfytyroi plotësisht fytyrën.

Shimpanzeja e sulmoi atë në mënyrë aq të tërbuar saqë për pasojë ajo humbi duart e saja, hundën, fytyra që ju shpërfytyrua dhe sytë që ju hoqën për shkak të infeksionit të thellë që patën marrë.

Ajo çfarë pati mbetur në të nuk kishte asgjë të ngjarë me një fytyrë. Asaj i është dashur një ekip prej 30 doktorësh që të merreshin me operimin e saj mbas aksidentit. Charlës ju transplantuan lëkura, muskujt e fytyrës, enët e gjakut, nervat dhe një nofull për dhëmbët nga një donator anonim. Ky operacion shënoi transplantin e tretë të plotë të fytyrës në Amerikë.

Ajo ka qëndruar në klinikën Cleveland që mbas aksidentit dhe tani ka dalë prej saj me një pamje më të mirë.

Daljen e parë publike ajo e ka bërë në programin “Oprah’s Show” ku njerëzit u shokuan me pamjen e saj.

Operacioni i saj ka zgjati rreth 20 orë pasi pati disa komplikacione dhe për këtë arsye mjekët u detyruar t’ia hiqnin duart që ja kishin transplantuar pak përpara se të nisnin me fytyrën. Nëse ao dikur vetëm pinte lëngje me pipëz, ajo sot do të jetë në gjëndje të flasë dhe të shijojë ushqimin duke ngrënë.

Përpara se ajo të operohej është shprehur: “Mezi pres që të jem e pavarur, të kem hundë të nuhasë dhe buzë që të puth dhe përqafoj të dashurit e mi.” (LajmeShqip.com)