Lajme Shqip Wednesday, 28 March 2012 10:15

Nata është koha e përkryer për të krijuar ide të guximshme, të reja dhe të eksperimentoni me ngjyra të veçanta. Ndërsa ngjyrat e ditës si hijet, kafe natyrale, rozë e lehtë dhe pjeshkë mund të përmirësohen për një pamje natën. Ky grim për natën nuk ka rregulla për të krijuar një look të veçantë dhe individual. Më poshtë do të gjeni disa këshilla për bjondet, brunet dhe kokëkuqet:

Bjondet
Krijoni sy të nxirë, përdorni maskarë të zezë për lyerjen e qerpikëve në vënd që të përdorni një kafe të errët. Të dy linjat miksoini me një shtupë pambuku të pastër. Apliko dy ose tre shtresa për vetullat e rëna. Pluhurin e lehtë rozë ose pjeshkë aplikojeni tek mollëzat e faqeve  duke e përhapur derisa të marrë nuancën trëndafili ose pjeshke.
Për sytë dramatik aplikohet krem hije për sy, një nuancë vjollcë metalike, bakri ose kaki (sigurohuni që ngjyra është e përshtatshme për tonin e lëkurës). Për vijën mbi qerpik aplikojmë dy-tre shtresa me rimel ngjyrë kafe, të zezë në pjesën e sipërme. Apliko një deri në dy pika shkëlqyes tek kockat e faqeve dhe buzët i lyeni me ngjyrë pjeshke. Vendosni në qendër të buzëve një kontakt të qartë me shkëlqyes.

Brunet
Janë në gjëndje të eksperimentojnë me ngjyra të guxishme, të tilla si blu, vjollcë dhe të gjelbër. Për sytë dramatik vijën mbi qerpik lyeni me penel dhe zgjateni pak bishtin që nga lart. Skuqini lehtë me pluhurin rozë mollëzat e faqeve dhe shkëlqejini buzët me lip-gloss. Përdorni një furçë buzësh për të aplikuar një shtresë prej jargavani të thellë ose të kuq buzësh të tejdukshëm.

Kokëkuqet
Një nuancë e gjelbër ose një hije rreth syrit ngjyrë bakri është e përshtatshme për flokët e kuqe. Mbi qerpikë vendosni një vijë lapsi kafe dhe aplikoni 2-3 shtresa rimeli. Përdorni një shkëlqyes buzësh me të njëjtën ngjyrë. Përdorni një xhel transparent vetullash dhe i lyeni me kujdes ato. Aplikoni ton për sytë ngjyrë bakri mbi qëpallë. Vendosni dy shtresa kafe tek qërpikët dhe me anë të furçes së faqeve aplikoni mbi mollëza pak pudër. Për faqet përdorni ngjyrë pjeshke dhe mbi buzë shkëlqyes. (LajmeShqip.com)