Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 10:28

Pre e huliganëve grekë, të cilët sulmojnë makinat me targa të Maqedonisë, ka rënë edhe këngëtarja shqiptare nga Shkupi Adelina Tahiri.

Siç pohojnë mediat maqedonase, makina e tipit Passat, pronë e Adelina Tahirit, është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, dhe i është gërvishtur shkrimi MK në targat e saj, raportojne mediat.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Nea Vrasta të Greqisë. Përveç Adelina Tahirit këtë verë rreth 50 makina të maqedonasve kanë rënë pre e sulmeve të huliganëve grekë.