Lajme Shqip Friday, 27 April 2012 10:30

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një i burrave dhe grave, duke marrë çdo vit gati 600 mijë jetë njerëzish.

Një studim i ri e cilëson stresin si një faktor rreziku për problemet e zemrës dhe mund të jetë më i rëndë për zemrën e një gruaje, në krahasim me atë të një mashkulli.

Universiteti i San Diegos mori në shqyrtim 17 njerëz, gjysma prej të cilëve ishin femra. Në këtë vëzhgim u panë efektet e stresit në qarkullimin e gjakut.

Kërkuesit matën presionin e gjakut dhe zemrës në dy momente të ndryshme: kur ata ishin në situata normale dhe herën tjetër kur ata u vendosën në një ‘aritmetikë mendore’ ku përmes një testi atyre u kërkoheshin përgjigje shumë të shpejta.

Studimi tregoi se të gjithë pjesëmarrësit treguan një rritje të tensionit dhe presionit të gjakut; burrat treguan rritje të koronare të tyre të gjakut ndërsa gratë nuk patën asnjë ndryshim. Sipas studiuesve duke pompuar më pak gjak në një situatë stresuese, mund të tendosej më shumë zemra e femrave.

Ndaj kjo është arsyeja se përse për fermat thuhet se vuajnë nga sindromi i zemrës së thyer. Ato paraqiten në spital me një sulm në zemër pa pasur as edhe një bllokim.

Megjithatë,  reduktimi i stresit është i rëndësishëm për të dyja gjinitë.