Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 13:30

Chris Brown ka njollosur profilin e tij në Twitter duke lëshuar një mesazh për të gjithë ata që kishin qenë kundra kthimit të tij në skenën e Grammy-t, tre vite pas dhunës që ushtroi ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Rihannës.

Këngëtarja e muzikës country, Miranda Lambert, ishte një nga këngëtaret që u shpreh kundra nderimit të tij me një çmim në mbrëmjen Grammy, me çmimin e albumit më të mirë R&B.

“Nuk është mirë të hiqesh sikur nuk ka ndodhur gjë. Në vend që t’i lihet një karrige më pas, ai nderohet në Grammy! Nuk e kuptoj se si njerëzit mund ta bëjnë një gjë të tillë, kur ky ishte ai që rrahu keq një vajzë!” ka komentuar Miranda në twiterin e saj.

Menjëherë mbas kësaj ka reaguar Brown duke u përgjigjur në profilin e tij:

“Të gjithë ju më urreni se unë tani fitova një Grammy. Përfundimisht, pirdhuni të gjithë!”, dhe më vonë ka shtuar:

“Është e çuditshme se si njerëzit zgjedhin se cilin të urrejnë! Lërmëni t’ju kujtoj vetëm diçka… Shoqëria jonë është plot me rrepera që merren me trafikimin e drogës dhe, megjithatë ne i nderojmë dhe i imitojmë në çdo gjë që ata bëjnë si artist. Dhe, pikërisht atëherë kur një burrë bën një gabim të madh në sytë e të gjithë botës, gabim prej të cilit mëson, ai duhet të përballet çdo ditë me urrejtjen për të. Ju të gjithë doni vetëm të urreni!”

Ngjarja e Chris Brown ka ndezur debate nëpër media të ndryshme botërore, nëse njerëz si ai duhet të falen apo të mënjanohen nga skena e glorifikimit të artit. (LajmeShqip.com)