Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 10:35

Dje është deklararuar se sende personale të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, janë vjedhur nga shtëpia e saj në ditët pas vdekjes së saj.

Mjaft i revoltuar, babai i saj Mitch beson se një nga të njohurit e saj që kanë patur të drejtën të hynin në shtëpinë e asaj ato ditë, ka vjedhur kopjet e këngëve të papublikuara, fletoret e saj me tekste këngësh dhe korrespondencën.

Dhe babai i saj 60-vjeçar është betuar se do çrrënjosë të vërtetën deri në fund kur të kthehet në shtëpi nga pushimet, pushime të cilat i ka marrë e gjithë familja sëbashku me të dashurin e Amyt, Regun.

Rreth 20 njerëz kanë patur të drejtën për të hyrë në shtëpinë e saj , përfshirë familjarë, shoqëri, forcat e sigurisë dhe policinë.

Ndër objekte të tjera që mungojnë janë kitara e preferuar e këngëtares dhe tekstet e planifikuara të albumit të saj të tretë.

Një i afërm i Amyt ka thënë për tabloidin ‘The Sun’ se:

“Kjo është një goditje e pështirë për familjarët e saj. Atyre nuk u hiqet nga mëndja se si dikush i rrethit të tyre është treguar kaq i ulët!”

Shtëpia në Camden Square, në veri të Londrës, u deklarua skenë krimi mbas vdekjes së këngëtares më 27 korrik. Babai i saj Mitch, që disa ditëpërpara se të largohej me pushime për të qetësuar mëndjen dhe shpirtin nga tragjedia e vajzës së tij, i ka shpërndarë admiruesëve jashtë shtëpisë së saj disa bluza të këngëtares, dhe për këtë gjë atij i është kërkuar të bëj një inventar të plotë në vleftë.

Reg Traviss 35-vjeç, i dashuri i Amyt, 1 javë para vdekjes së saj i kishte propozuar për fejesë dhe ajo mjaft e lumtur kishte pranuar. Megjithëse kishin planifikuar një ceremoni fejese private, ata nuk arritën dot ta realizonin. Sot Reg ndodhet pranë familjarëve të saj për t’u ndihmuar bashkërisht në rigjetjen e forcës për të vazhduar jetën më tej mbas kësaj humbjeje të thellë. Gjithashtu ai po i ndihmon ata që të kuptojnë se çfarë tjetër është zhdukur dhe për t’i rimarrë mbrapsht.

Deri tani dy fletore të saja me tekste këngësh janë deklaruar të zhdukura zyrtarisht në rajonin e policisë.

Babai i Amyt është duke i dhënë mundësinë kujtdo që të kthej mbrapsht objektet e zhdukura përpara kthimit të tyre në shtëpi, në mënyrë që të mos u hyjnë telasheve. (LajmeShqip.com)