Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 19:27

Vdekja e Amy Winehouse ka qënë tematika më e hulumtuar nga përdoruesit në Google.

Admiruesit, apo edhe thjeshtë njerëzit kurioz , kanë hulumtuar nëpërmjet Google për të lexuar sa më shumë rreth vdekjes dhe jetës së saj.

Sipas statistikave të nxjerra nga vetë Google Team, në bazë të personazheve vip, kërkimet më të shumta kanë vijuar për vajzën e sapo lindur të familjes së famshme Beckham, Harper Seven. Ndërsa vetë babai i saj David është renditur i pesti për nga përqindja e kërkimeve që janë bërë në emrin e tij.

Në këto statistika është një hyrje e re dhe surprizuese që i përket investitorit televiziv të Dragons’Den, Hilary Devey 54-vjeçar, i cili është renditur i dyti.

Ndërsa në bazë të klasifikimeve, ndër ekipet e futbollit, ai që është kërkuar më shumë në Google ka qënë Arsenali.

Dhe ndër qytetet më të kërkuar ka qënë Parisi, qyteti i romancave dhe ëndrrimtarëve. (LajmeShqip.com)