Lajme Shqip Monday, 15 July 2013 17:30

Kur ke pasuri dhjetëra miliona dollarë nuk e ke problem që gjysmë milioni t’i shpenzosh për disa ditë pushimi në bregdetin e Mesdheut.

Këtë gjë ka bërë Rihanna, e cila së bashku me shoqen e saj, modelen Cara Delenvigne, kanë marrë me qira një jaht prej 300 mijë dollarësh dhe kanë shpenzuar 200 mijë dollarë të tjera për pije dhe ushqim.

Rihanna dhe Delenvigne pas këtyre pushimeve do të kalojnë fundjavën në Barbados, vendlindjen e këngëtares. Por, deri atëherë vajzat i presin netë të gjata feste duke lundruar në ujërat e Mesdheut.