Sigurisht që të jesh pjesë e botës së showbizit kushton, po ashtu edhe bukuria.
Ka qenë vetë babai i juristes të re të X-Factor UK që ka pranuar se vajzës së tij i është dashur të shpenzojë shumë para për të zbukuruar buzëqeshjen e saj.
Këngëtarja Tulisa Contostavlos 25-vjeçare ka paguar plot 14 mijë euro për të rregulluar gojën e saj përpara se ajo të fillonte si juriste e industrisë së madhe të X-Factor.
Por ajo nuk është e vetmja, pasi edhe paraardhësja e saj, Cheryl Cole, ka shpenzuar para për të rregulluar protezën e dhëmbëve të saj.
Shikoni fotografitë për të kuptuar ndryshimin e madh që kanë pësuar. (LajmeShqip.com)