Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 10:47

Kur ne shohim fotografi të ndryshme të VIP-ave që ilustrojnë momente të ndryshme gjatë ditës, nuk mendojmë më shumë se sa thjeshtë për pozën e momentit.

Por vetëm nëpërmjet këtyre fotove, një specialist i gjuhës trupore mund të shpjegojë shumë më shumë nga ç’shohim ne. Për këtë arsye eksperti Dr. Pam Spurr ka studjuar gjuhën trupore të disa çifteve të famshme dhe për tabloidin The Sun ka publikuar 5 më të mirët, të klasifikuar sipas masës së epshit dhe dashurisë.

1. Daniel dhe Rachel

Që nga pamja dhe deri tek gjuha trupore duket që aktori i James BOND, Daniel Craig 43-vjeç, luan rolin e udhëheqësit me 41-vjeçaren Rachel Weisz, me të cilën u martua në një ceremoni private në New York përpara dy muajsh. Megjithëse ndërmjet tyre duket që ka harmoni, gjuha trupore e tij tregon se ai është ai që luan rolin protektiv në jetën e përditshme, duke qëndruar një hap para saj dhe shtrënguar dorën e saj  me të tijën nga pas.

Në këtë lloj marrëdhënie një femër mund të ndihet femërore dhe e sigurtë në marrëdhënien e saj. Ndërsa mashkulli tregon forcë të brëndshme dhe vetëbesim. Nëse edhe femra tregon besim njësoj, ata mund të jenë një çift i fortë.

Por e keqja në këtë karakter është se mashkulli nuk luan rol të mirë për bisedime të gjata dhe kjo mund të jetë vërtetë pengesë për një grua që i pëlqen të flasë dhe të shprehet shumë.

Për këtë çift: epshi shfaqet 4 dhe dashuria 5 (maksimalja).

2. Matt dhe Daisy

Matt Smith 28-vjeçar nuk mund të rezistonte pa treguar anën e tij argëtuese dhe të gjallë duke i dhënë një të pickuar 22-vjeçares Daisy Lowe, gjatë një shëtitjeje në Londër.

Një sinjal mjaft të rëndësishëm që mund të lexojmë tek ta, pavarësisht se janë me shpinë ndaj nesh, është harmonia që tregon gjuha e tyre trupore.

Një marrëdhënie e tillë do të ishte plot gjallëri dhe argëtim. Për mashkullin e tillë asnjë moment nuk do të ishte i mërzitshëm, pasi do të gjente çdo gjë për t’u argëtuar. Por e keqja e një karakteri të tillë është se një burrë i këtij tipi, kaq i gjallë dhe dinamik, në momente të caktuara mund të jetë mjaft i lodhshëm dhe fëminor. Këta tipa kur duhet të përballen me probleme serioze, si për shembull me presionin që ushtron media ngaj çifteve të famshëm, nuk do t’i bënin dot ballë dhe mund ta humbnin lojën e tyre.

Për këtë çift: epshi shfaqet 4 dhe dashuria 5 (maksimalja).

3. Princ William dhe Kate Middleton

Pa dyshim që ndonjëherë detyrimet që duhet të ushtrojnë disa njerëz mund të bëjnë që edhe gjuha trupore të hutojë Catherinën 29-vjeçare, por jo Williamin!

Në këtë fotografi William mban rolin tradicional duke ecur përpara me vetëbesim, drejt dhe me kokën lart. Dha Kate e cila ecën krah tij tregon sinkronizim me dominancën e tij, duke shprehur gjithashtu pak nënshtrim nëpërmjet gjuhës së saj trupore.

Në qoftë se partnerët kanë këtë qëndrim tradicional, ata ndërtojnë një strukturë perfekte ku ngarkesat emocionale janë plotësisht të kontrolluara. Ata e dinë mjaft mirë që edhe nëse qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në periudha stresi, do të jetë fantastike, pasi kontrolli emocional nuk do të lejojë që të duken keq përballë të tjerëve.

Por në qoftë se forca për t’i bërë ballë barrierave është aq e fortë, sigurisht që kjo gjë do të shkaktonte ndonjëherë edhe stres dhe lodhje për partnerin tjetër.

Për këtë çift: epshi shfaqet 2 dhe dashuria 5 (maksimalja).

4. Justin Bieber dhe Selena Gomez

Justin 17-vjeçar dhe Selena 19-vjeçare duken sikur janë një çift i balancuar, por realisht është Selena ajo që merr rolin kryesor. Shikoni me vëmëndje mënyrën se si ai mbështetet drejt saj. Ai ngrihet në majë të gishtave, ndërkohë që këmbët e saj janë plotësisht të puthitura me tokën.

Një grua mund të ndihet e adhuruar në këtë lloj marrëdhënie duke qënë se mashkulli i saj i vjen gjithnjë nga pas asaj dhe fjalës së saj. Kjo është një situatë e përkryer për ata dominuesë që duan t’i kenë gjërat vetëm sipas mënyrës së tyre.

Por kjo nuk është e mirë pasi një burrë mund të lodhet dhe nëse nuk tregohet i kujdesshëm ai mund të rrezikojë që të shndërrohet në një kukull për një grua dominuese. Kjo nuk është aspak e mirë për dikë që i pëlqejnë sfidat.

Për këtë çift: epshi shfaqet 3 dhe dashuria 4.

 

 

5. Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

Aktori Justin Theroux 40-vjeçar ecën përpara në mënyrë dominuese dhe duket sikur është një lider për 42-vjeçaren Jennifer Aniston. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë! Aktorja Jennifer është duke i shtrënguar shpatullat e tij në një mënyrë sikur dëshiron ta kalërojë. Dhe ai nuk duket aq rehat në rolin e tij, duke sinjalizuar se marrëdhënia e tyre mund të jetë nën presion.

Kur një çift i tillë përputhet me njëri-tjetrin, ata mund të përballojnë të gjithë botën sëbashku, pasi ata e kuptojnë presionin me të cilin tjetri po përballet. Ata mbështesin vetëbesimin e tyre dhe i kuptojnë pasiguritë e tyre.

Por në një marrëdhënie të tillë nëse mashkulli nuk e rrit vetëbesimin e tij, ai mund të humbasë respektin e saj. Atij mbase i duhet që të tregohet pak më i ashpër dhe të ofrojë më shumë siguri për lidhjen e tyre.

Për këtë çift: epshi shfaqet 4 dhe dashuria 3. (LajmeShqip.com)