Lajme Shqip Saturday, 26 October 2013 14:12

Lajme të mira vijnë edhe nga motra e mesme e familjes Gjoni. Regjisorja e suksesshme pritet të vërë shumë shpejt në skenë një tjetër komedi, zhanër ky me të cilin ka korrur mjaft sukses vitet e fundit. Kështu, pas bashkëpunimit të parë në komedinë “Klani i të Divorcuarave” vitin e shkuar, Inisi vazhdon bashkëpunimin me autorin e njohur shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Francë (ku ka bërë një karrierë shumë të suksesshme si dramaturg), Alil Vardar. “10 vjet martesë” është shfaqja që rikthen në teatër pas një viti regjisoren, në të cilën do të interpretojnë çifti i talentuar i aktorëve, Genc Fuga dhe Eni Jani. Por ky nuk është i vetmi lajm i mirë që vjen nga fronti i Inis Gjonit. Puna e saj si regjisore është evidentuar për të dytin vit radhazi nga Akademia e Çmimeve Kult, të cilët e kanë nominuar për çmimin “Regjisori i vitit”./Bluetooth/