Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 18:21

Minsk –  Një gjykatë në Bjellorusi i ka caktuar pjesëmarrësit të protestës në Minsk gjobën prej 1 milion rublave bjelloruse (rreth 200 dollarë amerikanë), me arsyetimin se ai ka duartrokitur kundër presidentit të këtij vendi Aleksandër Llukashenko. Më e çuditshmja në gjithë këtë është se protestuesi ishte pa një dorë dhe se ai nuk ka mundur fare të duartrokasë me vetëm njërën dorë.

Në gjykim u paraqit edhe dëshmitari, i cili tha se protestuesi me një dorë kishte duartrokitur!

Mirëpo, gjykata nuk dha sqarim se si ka mundur të duartrokasë ai person pasi bëhet fjalë për invalidin pa një dorë.

Vala e re e protestave ka përfshirë javën e kaluar kryeqytetin Minsk e qytete të tjera, ku demonstruesit me duartrokitje kishin penguar fjalën e presidentit bjellorus me rastin e ditës së pavarësisë së këtij vendi.