Lajme Shqip Thursday, 05 April 2012 10:40

Nëse do të bësh një femër për vete, ekzistojnë disa argumente që nuk duhet t’i prekësh në mënyrë absolute, sepse ngacmojnë në mënyrë të papëlqyeshme ndonjë pikë të shëmtuar të sensibilitetit të tyre.

Vajzat nuk e durojnë dot mërzitjen. E urrejnë tmerrësisht atë që ua shkakton. Atje ku hyn mërzia, ikën dhe dashuria. Gjërat që mund t’i interesojnë një femre, që i tërheqin vëmendjen dhe e apasionojnë janë të shumta: veshje, sport, udhëtime, spektakle, vallëzime, thashetheme, histori gazmore, kuzhina e shumë gjëra të tjera. E vetmja gjë që atë e mërzit është: abstraktja.

Mos i fol kurrë një vajze për të kaluarën e saj. Trego interes për gjithçka që i përket asaj, por mos gërmo në të kaluarën e saj. Rrallë ose asnjëherë e kaluara e një femre është plotësisht e tregueshme. Prandaj respektoje!

Nuk duhet të jesh kurrë tepër respektues e lajkatar me femrat. Nuk do të të ishin mirënjohëse. Foli atyre me lirshmëri dhe pa ndroje. Mos e tepro shumë me homazhe, me komplimente dhe me dhembshuri. Do të gjykohesh si i mefshtë dhe i bezdisshëm.

Kini parasysh këto këshilla të thjeshta dhe do ta shikoni ndryshimin e vërtetë. (LajmeShqip.com)