Lajme Shqip Wednesday, 09 October 2013 11:56

Një debat i ‘Shihemi në gjyq’ tek e Diela Shqiptare ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale. Një proces gjyqësor mes një punonjëse që falje gjatë orarit të punës dhe pushimi nga puna që iu bë nga biznesmenia që nuk kishte dijeni që biznesni mbyllej disa minuta për këtë shkak ka ngjallur pakënaqësi të shumta në opinion duke kërkuar sqarime deri tek faqja e showmanit, Ardit Gjebrea. Dhe vërtet, përgjigjen më mirë nga të gjithë e jep vetë ai, po në Facebook. 

“Duke marrë shkas nga një pyetje që Viktori nga SH.B.A. më bën në lidhje me “Shihemi në gjyq” të javës së kaluar, do thoja që personalisht së pari respektoj çdo njeri të çdo besimi. 
Viktori më pyet se si do kisha vepruar unë me dikë që praktikon besimin në orar të punës? 
Në departamentin ku punoj, ka vend pune, i cili e lejon mundësine e shkëputjes nga puna për aq pak kohë sa duhet të lutesh apo të falesh, sic edhe e kundërta, qe nuk ta jep kete mundesi. Ndaj varet! 
Nëse që në fillim gjërat bëhen të qarta nga të dyja palët, respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë bën që puna dhe besimi të bashkëjetojnë jo vetem pa penguar njëra-tjetrën, por përkundrazi. 
Kam patur shume mesazhe nga miq te nesermen e programit me dy qendrime te ndryshme. 
Nese e ndoqet me vemendje, ne fund kur po i behej me dije zonjes se duhej te paguante 14 muaj rroge vajzes une pyeta: “Po demi ekonomik i pretenduar nga Teuta, nuk llogaritet?” 
Une nuk nderhyj asnjehere sic e keni pare, duke lene zonjen Eni te ushtroje profesionin e saj, derisa e kemi ftuar ne program. Thjesht ndonjehere bej ndonje pyetje per kureshtjen time. 
Zonja Teuta gabonte kur shprehej me fjale ndonjehere jo te pershtatshme per menyren e faljes se Elvires, por kish te drejte qe Elvira duhej te tregonte qe ne fillim qe qoftë edhe 5 minuta do mbyllte deren e biznesit te Teutes. 
Ti ke rregullat ne punen dhe biznesin tend, une kam te miat. Nese vij une tek ty duhet t’i respektoj, nese vjen ti tek une, e njejta gje. 
Dhe e fundit; nje mike e shtrenjte nga Kosova me shkruante se ishte kunderproduktive dalja e Elvires ne program sepse ajo tashme do mbetet pa pune dhe veshtire ta punesoje dikush”, shrkuan Gjebrea në Facebook, transmeton bw. 

Madje Ardit Gjebrea njofton se vajza e besimit mysliman ka fituar tashmë dhe një kontratë pune të re. 
“Ne fakt, dje ndodhi qe nje mik i imi, me merr ne telefon dhe me kerkoi kontaktin e Elvires se donte ta punesonte ne biznesin e tij. Keshtu qe neser ajo fillon pune, me nje rroge shume te mire, qe i jep edhe mundesine e praktikimit te besimit te saj!”