Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 13:35

Të gjithë ata që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë për orë të tëra të ulur në një karrige, duhet të bëjnë një pushim çdo 20 minuta. Ky është përfundimi i një studimi nga shkencëtarët australianë.

Kërkuesit kanë zbuluar se të bësh një xhiro rreth zyrës çdo 20 minuta ndihmon në zvogëlimin e nivelit të glukozës dhe insulinës në gjak. Studimi është publikuar në revistën ‘Diabetes Care’.

“Kur ulemi muskujt nuk përdoren fare dhe kjo gjë pengon organizmin në kryerjen e proçeseve të metabolizmit”, thekson profesor David Dunstan i Universitetit të Melburnit.

Ky grup kërkuesish, në një studim të mëparshëm, ka dalë në përfundimin se edhe njerëzit që shohin 4 orë televizor në ditë jetojnë më pak.