Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 12:46

Geti së shpejti sjell “VS”, këngë dedikuar Valdrin Sahitit.

VS është kënga e radhës që do vijë nga Geti, e që është dedikim për dizajnerin Vladrin Sahiti.

Pos që Geti pritet t’i bëjë reklamë brendit VS nga Valdrin Sahiti, ai këtë jo vetëm po e bën për shkak të miqësisë, por edhe të lidhjeve familjare sepse kreatori është djalë i tezes së tij dhe kështu është edhe menaxheri i tij, Dekori.

Ky projekt i cili ishte paraparë të lansohej me një videoklip me disa këngëtare dhe modele por që nuk u realizua kurrë, pritet të marrë formë tjetër së shpejti dhe është pasues për Getoar Selimin, pas suksesit me “S’jena Mo” në bashkëpunim me Majk./Telegrafi