Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 08:52

Londër. Show-i i vitit 1970 ‘Profesionistët’ do të shfaqet sërish në ekran me aktorët Gerard Butler dhe Liam Neeson, të cilët do të jenë në rolin kryesor.

Seriali aksion i cili zgjati 5 sezone, nga viti 1978 deri më 1983, me aktorët si polica Bodie dhe Doyle do të rikthehet sërish në ekran me Butler 41 vjeç dhe Neeson 58 vjeç.

Kompania Lions Gate ka fituar të drejtat për realizimin e këtij seriali për të sjellë ngjarje të reja për një audiencë të re dhe moderne.

Drejtori ekzekutiv i tij Zygi Kamasa thotë: “Kam qënë një adhurues i madh i këtij seriali në vitet ’70 dhe idea për ta rikthyer këtë sërish në skenë është fantastike. Ndër serialet britanike të 30 viteve të fundit, nuk ka asnjë që të mund t’i përshtatet edhe sot ekranit, përveç këtij”.