Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 11:48

Los Angeles – Aktori skocez Gerard Butler i është shtuar listës të personazheve vip që janë paditur nga ish-punonjësit e tyre të cilët janë ankuar se nuk janë paguar për punën e tyre jashtë orarit në restorantet që janë pronë e tyre.

Sipas burimeve të TMZ, ish-punonjësit e tij, një kuzhinier dhe një pjata larës e kanë paditur në gjykatën e Lartë të Los Angelesit. Ata e kanë akuzuar se pronari i restorantit popullor Korean i ka mashtruar për pagat e tyre mujore, orarin e pushimit dhe vaktet e pushimit.

Avokatët e paditësve David Mallen dhe Kevin Lipeles, kanë deklaruar se klientët e tij kërkojnë zbatimin e të drejtave të rëndësishme që prekin interesin e publikut.

Ish-punonjësit e tij kërkojnë rimbursim të parave që ai i ka bprxh dhe ndëshkim për këtë mashtrim që i është bërë.

Zëdhënësi i aktorit nuk ka bërë ende asnjë deklaratë në lidhje me padinë. (LajmeShqip.com)