Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 12:02

Këngëtari anglez George Miachael ka qenë i detyruar të shtyjë 4 datat e turit të tij për shkak se është i sëmurë me pneumoni.

Këngëtari 48 vjeçar është shtruar në spitalin e Vienës në Austri, ku edhe do të performonte ditën e hënë.


Për shkak të mjekimeve të vazhdueshme që po merr, axhenda e tij për në Vienë, Strasburg, Francë dhe në Cardiff janë spostuar në një afat tjetër ende të padeklaruar.

Kjo është hera e dytë që Michael shtrohet në spital që kurse ka filluar turin e tij në Pragë, në muajin gusht. (LajmeShqip.com)