Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 05:20

Miku i ngushtё i Princeshёs Diana, i dedikon kёngё djalit tё saj pёr ditёn mё tё rёndёsishme tё jetёs sё tij.

Ka qёnё vetё kёngёtari qё dje nё programin ‘Piers Morgan Tonight’ ёshtё shprehur se e ka patur gjithmonё ёndёrr tё interpretonte kёngёn e Steve Wonder, ”You and I – Ti dhe unё”.

Kёshtu ai vendosi qё kёtё kёngё ta sillte nё versionin e tij dhe t’ia dedikonte çiftit shumё tё dashur pёr popullin anglez qё do tё martohen mё 29 Prill.

Mbas njё jave vёrtetё instensive ai thotё se ndjehet i lumtur tё realizojё diçka tё tillё. Tё ardhurat nga shitja e kёsaj kёnge do tё shkojnё tё gjitha pёr fondacionin bamirёs tё Princit William, ku vetё ky i fundit ёshtё shprehur qё nёse dikush dёshiron t’i bёj dhuratё pёr martesё tё kontribuojё nё fondacionin e tij tё bamirёsisё.

Pёrveç kёsaj George Michael thotё se ёshtё i sigurtё qё Princeshёs Diana do t’i kishte pёlqyer kjo kёngё. “Ajo ka qёnё e para qё ka dёgjuar albumin tim “Older” 5 ditё pёrpara se tё dilte nё shitje dhe e pёlqeu shumё”, u shpreh ai.

Vetё Steve Wonder ja ka dhёnё tё drejtat e autorsisё George-it meqёnёse bёhet fjalё pёr njё çёshtje madhore bamirёsie, kjo e vlefshme vetёm pёrgjatё kёtij muaji.