Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 18:45

I folur dhe i stёrpёrfolur mbas ndarjes sё tij me bukuroshen italiane, Elissabetta Canalis. Pёr tё, mediat italiane kanё kaluar çdo kufi tё mundshёm.

Dje nё Itali, gazeta “La Republica” kishte shkruar se George Cloney e ka konfirmuar zbarkimin e tij nё Venecia me njё tё dashur tё re. I xhindosur nga ky njoftim, ku as vetё i zoti i punёs nuk ia kishte idenё, Clooney ёshtё hedhur nё sulm ndaj kёtyre mediave, duke dhёnё njё intervistё ekskluzive pёr E!

“Mediat italiane, duke nisur nga “Corriere Della Sera”, “TgCom”, “Ansa”, “NewNotizie”, “Sky.it” dhe deri tek “Vanity Fair”, kanё qarkulluar njё deklaratё, sipas sё cilёs unё konfirmoj qёllimet e mia pёr tё shkuar nё Venecia me njё tё dashur tё re. Nuk kam bёrё asnjёherё njё deklaratё tё tillё dhe nuk ka asgjё tё vёrtetё nё këtë histori! Ështё njё shpifje, me qёllimin e vetёm pёr tё shitur sa mё shumё kopje. Ështё njё gёnjeshtёr qesharake, tё cilёn duhet ta korrigjojnё menjёherё.”

Nё fakt, deklarata e tij duket si ultimatum. Kush e di se sa shumё i kanё ardhur nё maje tё hundёs këto trillime pa fund?! (LajmeShqip.com)