Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 10:59

Beverly Hills – Ata janë munduar ta mbajnë lidhjen e tyre larg syve të botës, por duket se gradualisht duan ta konfirmojnë romancën e tyre. Megjithëse nuk kanë ecur krah njëri-tjetrit, Stacy Keibler dhe George Clooney kanë qëndruar bashkë mbrëmjen e premierës së filmit të tij “The Ides Of March”, më 27 shtator.

Ndërsa 50 vjeçari bisedonte me kolegun e tij të filmit, aktorin Ryan Gosling, Stacy e priste atë e qetë prapaskenave. Ish kampionia e keçit botëror, 31 vjeçare, dukej e mahnitëshme me një fustan të artë kokteilesh të shkurtër, që i nxirrte mjaft mirë në dukje linjat e saj pothuajse perfekte. Teksa parakalonte tapetin e kuq, pak minuta përpara George-it, ajo duket rrezatuese me buzëqeshjen e dlirë të stampuar në fytyrë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 1: Majtas Ryan Gosling dhe George Clooney; djathtas Stacy Keibler, 2011.)

Ndërsa George Clooney dukej mjaft i qetë nën kostumin elegant dhe tradicional smoking. Ai dhe Stacey u paraqitën bashkë publikisht për herë të parë në Festivalin e Filmit në Toronto, gjatë këtij muaji. Por edhe atëherë ata u ruajtën shumë që të mos fotografoheshin bashkë si çift.

Teksa e dashura e tij e priste prapaskenave, ai ka shkëmbyer disa shaka me kolegun e tij Ryan Gosling, i cili ishte veshur në një kostum dhe kollare ngjyrë jeshile, kombinuar me këmishë të bardhë. George nuk ka mundur dot t’i përmbahet karakterit të tij shakaxhi, kështu që ka marrë një penë dhe ka filluar të shkarravisë mbi posterin e filmit të tyre, duke i vizatuar vetes mustaqe dhe kolegut të tij grim për sytë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 2: George Clooney dhe Ryan Gosling bëjnë shaka me posterin e tyre, 2011.)

Më vonë në tapetin e kuq ju bashkëngjitën edhe kolegët e tjerë të filmit “The Ides Of March”: Evan Rachel Wood, Marisa Tomei dhe Kate Mara. (LajmeShqip.com)