Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 06:41

Superylli hollivudian George Clooney është befasur nga emërimi i tij si dëshmitar në gjyqin e prostitucionit të kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Revista People thotë se aktori nuk e ka bërë të qartë nëse do të dëshmojë në këtë rast kaq të bujshëm, po aq sa i duket e çuditshme që është thirrur nga gjykata.

“Më duket shumë e çuditshme pasi me Berlusconin jam takuar vetëm një herë, atëherë kur shkova për të dhënë ndihmë në Darfur!”, është shprehur aktori i famshëm.

Thuhet se aktori është parë së bashku me të dashurën e tij  italiane Elisabetta Canalis, në një nga festat e Berlusconit.

Kryeministri italian i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me një vajzë marokene 17-vjeçare, gjë të cilën është përpjekur ta mbulojë duke përdorur pushtetin e tij, do të gjykohet më 6 Prill, në Milano.

Dhe deri atëhere ngelemi me pyetjen “Çfarë lidhje ka aktori në këtë mesele?”. (LajmeShqip.com)