Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 15:55

Aktori hollivudian George Clooney ka braktisur rolin e tij kryesor në filmin e Steven Soderbergh “The Man From U.N.C.L.E.”

Është ende e pa   qartë arsyeja përse 50 vjeçari e ka braktisur rolin e tij, por ngarkesa e axhendës së tij mendohet të jetë një ndër shkaktarët kryesorë.

Warner Bros ka punuar mbi një serial televiziv të hershëm që trajton aventurat e dy bandave spiunazhi ndërkombëtare deri në vitet ‘90.

Clooney ka bashkëpunuar me Soderbergh në filma si protagonist kryesor në “Out Of Sight”, “Solaris”, “The Good German” dhe trilogjinë “Oceans”.

Xhirimet për filmin do të nisin në shkurt dhe deri atëherë Soderbergh duhet të ketë gjetur një aktor të ri. (LajmeShqip.com)