Lajme Shqip Friday, 30 September 2011 10:10

George Clooney është 50 vjeç, e megjithatë ka një pamje të mrekullueshme. Por, a e di ai këtë?

“Aktualisht jam 28 vjeç, kështu që pleqëria nuk po më shkon aspak mirë,” ka thënë ai me shaka për gazetarin e US Weekly të martën, ditën e premierës së filmit të tij “Ides of March” në Beverly Hills.

“Sa më shumë që thinjesh, aq më shumë nuk dëshiron të dalësh përpara kameras. Kjo është një e vërtetë e pashmangshme!”

Këto janë shakatë e Clooney-t që pothuajse çdo dy vjet po i ndërron të dashurat, të cilat janë të gjitha të reja në moshë, femra në karrierë, shumë të bukura dhe seksi.

Çfarë do të thoshte e dashura e tij e ri Stacy Keibler për komentet e tij? (LajmeShqip.com)