Lajme Shqip Saturday, 19 October 2013 23:08

Këngëtarja Genta Ismajli ka injoruar partitë politike për fushatat e tyre elektorale. Kohë më parë ishte zbuluar se këngëtarja kishte refuzuar të gjitha partitë politike të cilat i bënë oferta për të performuar gjatë koncerteve, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit, që do të mbahen në Kosovë.

Mësohet se Genta ka udhëtuar jashtë vendit për pushime, pasi po tenton të inspirohet për një libër autobiografik të saj, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Mediat kosovare raportojnë se së shpejti do të dalë në treg një libër, i cili rrëfen detaje nga jeta e këngëtares që prej fëmijërisë.