Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 18:47

Këngëtarja energjike shqiptare, Genta Ismajli, këtë sezon veror ka qenë e angazhuar deri në fyt me koncerte dhe me sa duket edhe këto nuk kanë qënë të mjaftueshme për të.

Përpara disa ditësh ajo ka njoftuar në profilin e saj në FaceBook se do të nisej për në Angli. Qëllimi i saj për të dhënë koncert në ndonjë klub ka qënë jashtë liste, pasi udhëtimi i saj për shqiptarët në Londër nuk la as nam dhe as nishan. Sipas burimeve të ‘Panorama Plus’ këngëtarja ka shkuar atje pasi ka patur bisedime me menaxherët e Jessie J dhe sipas komentit të saj në FaceBook mbas kthimit “Jam shumë e lumtur!”, nënkupton që ja ka arritur qëllimit për të nënshkruar diçka me ta.

Me sa kemi kuptuar, shumë shpejtë tentativat e Gentës për t’u bërë e famshme në mbarë industrinë muzikore të Evropës dhe më gjërë, tashmë po marrin formë. (LajmeShqip.com)