Lajme Shqip Thursday, 12 April 2012 09:45

A e dini që edhe në dashuri ekziston një katalog? Dhe ky është katalogu i gënjeshtrave konvencionale. Vajzat me eksperiencë dashurore i njohin shumë mirë, prandaj është e vështirë të ketë ndikim mbi sensibilitetin e tyre ky fjalor i zakonshëm dashuror.

Një nga të dashuruarat më të famshme të botës, aktore e ekranit amerikan, për të cilën 10 burra janë kompromentuar, 7 bankierë janë shkatërruar e dy priftërinjtë kanë mohuar fenë e tyre, është shprehur një ditë:

“Dashuria është një gënjeshtër! Frazat që kam dëgjuar ditë e natë nga adhuruesit e të gjitha moshave, e tregojnë në mënyrë të qartë. Burrat pohojnë se ne gratë gënjejmë vazhdimisht, por edhe meshkujt… Nuk e diskutoj: pa ëmbëlsinë e gënjeshtrës, çfarë do të ishte dashuria?”

Ja ku po ju sjellim një përmbledhje të gënjeshtrave më të standartizuara?

1-“Po të më njihnit, do të kuptonit se jam shumë më ndryshe nga të tjerët…”

2-“Dikur kam dashur një vajzë të admirueshme, që i përkiste shtresës më të mirë shoqërore, ishte shumë e bukur, inteligjente dhe më adhuronte. Por me të unë ndihesha prap i mërzitur…”

3-“Unë e urrej egoizmin. Kur dua një vajzë nuk mendoj veç për të…”

4-Kur një mashkull e pyesin “Po sikur gruaja jote të hakmerrej”, ai do të përgjigjej: “Gruaja ime?! Nga ajo nuk kam përse të kem frikë; nuk mund ta imagjinosh sa shumë më do!”

5-“Përse ke frikë të vish në shtëpinë time? Nuk duhet të kesh paragjykime, nga ana ime ju siguroj se ju ftoj vetëm për të biseduar në mënyrë të qetë, kështu… pa ndonjë qëllim të dytë…!”

6-Pasi ka llomotitur për veten e tij, vazhdon duke thënë, “S’kishim as tetë ditë që ishim njohur dhe erdhi në apartamentin tim për të pirë çaj…”

7-“Më ka ndodhur të takoj vajza të ftohta; por asnjëra nuk ka mbetur e tillë me mua!” (LajmeShqip.com)