Anëtari i grupit Etnon, Genc Prelvukaj sot ka publikuar këngën e re “I the jo zemrës tënde”.
Në këngën “I the jo zemrës tënde” ai ka trajtuar temën e ndarjes në dashuri, si pasojë e gjërave materiale, transmeton Koha.net.
Me rastin e publikimit të këngës Prelvukaj ka shkruar në Facebook: “Ka shumë njerëz që i njoh që kjo ngjarje ju ka ndodhë vërtetë. Kohëve të fundit ky fenomen është shpërnda shumë. Kur lidhja prishet për shkak të lakmisë në gjana materiale. Përndryshe kënga i ka dy instrumente. Diçka shumë ma ndryshe prej gjanave të kalume”.
Javë më parë Etnon kishin lansuar këngën “Million”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.