Lajme Shqip Sunday, 01 April 2012 11:00

Historikisht gatimi ka qenë detyrë e gruas. por me kalimin e kohës siç duket edhe kjo ka ndryshuar. Sipas të dhënave të “Eurostat”, sot 43 përqind e meshkujve evropianë merren rregullisht me kuzhinën. Dhe kush është qëllimi thoni ju? …T’i bëjnë përshtypje apo të joshin një femër.

Një sondazh i kryer nga “Emperica Research” ku janë pyetur më shumë se 1000 gra atë kontinentit australian ka nxjerrë në pah një aspekt interesant të konceptit të sensualitetit mashkullor. 77 përqind të grave të intervistuara kanë pohuar se mashkulli është më seksi kur nis të gatuajë, se sa kur “propozohet” si partner seksual. Me pak fjalë, ushqimi merr vendin e parë në bashkimin e binomit ushqim&seks.

Por studimet e bëra janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet. Nëse shumë meshkuj preferojnë një grua që të jetë e zonja në krevat dhe jo në kuzhinë, për gratë është e kundërta. Pjesa më e madhe e grave kanë deklaruar se pëlqejnë një vakt të mirë, të gatuar me shumë dashuri nga partneri, sesa të bënin dashuri.

Numri i meshkujve që synojnë të bëhen të zotë në kuzhinë po rritet. Këtë e tregon edhe fenomeni i kurseve të kuzhinës, që gjithmonë e më shumë po pushtohen nga baballarë apo beqarë që duan të mësojnë të gjitha sekretet e këtij zanati të mrekullueshëm.

Shkollat e kuzhinës

Sipas të dhënave të “Eurostat”, sot 43 përqind e meshkujve në Europë merren rregullisht me kuzhinën në shtëpi. Në vitet ‘80-të maksimumi ishin 28%. Ata që i preferojnë më shumë këto kurse janë meshkujt e moshës 30 deri në 45 vjeç dhe me një rrogë mesatare apo të lartë. Në një nga shkollat më të famshme të kuzhinës në Milano, të Italisë shumë kurse në mbrëmje arrijnë deri në 50 përqind për sa i përket pjesëmarrjes së meshkujve, ndërsa në kurset individuale kjo, përqindja shkon në 70. Në Francë, në Itali, apo edhe në Britani në shkollat e kuzhinës, numri i meshkujve ka kohë që e ka kaluar atë të femrave. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve përbëhet nga i ashtuquajturi seksi i fortë, ai që dikur nuk futej as në derën e kuzhinës. Sipas ekspertëve, ndryshe nga femrat që pëlqejnë pjatat tradicionale të familjes të gatuara mirë, meshkujt kanë shumë fantazi në kuzhinë.

Burri ideal, kuzhinier

Sipas disa statistikave gratë thonë se do të ishte ideale nëse burri apo i dashuri do të dinte të gatuante. Një burrë i mirë është një kuzhinier i mirë. Femrat thonë se ato nuk mund t`i rezistojnë dot meshkujve që janë mjeshtër në kuzhinë.

Statistikat tregojnë se femrat preferojnë të zgjedhin një mashkull që di të gatuajë shumë mirë, të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët, sesa një doktor që ka emër, që vjen vonë në shtëpi, i lodhur, i rraskapitur dhe që nuk kap gjë me dorë.

Joshja

Po përse meshkujt dëshirojnë gjithmonë e më shumë të bëhen kuzhinierë të zotë? Kjo për të tërhequr një femër. Jo kot thonë se dashuria vjen nga stomaku. Dhe femrat si duket kanë filluar të zbatojnë këtë formulë.