Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 16:30

Veshjet klasike duhet t’i ketë çdo femër në gardërobën e saj.

1. Një xhaketë mbas trupi që të tregojë format femërore, por jo muskujt e saj, shkon me çfarë do veshje, nga pantallona elegante deri në pantallona xhins dhe funde.

Një xhaketë është ajo që strukturon kornizën trupore të një femre.

 

 

2. Mund të duket e çuditshme por këmisha e bardhë me mëngë të gjata konsiderohet si trungu i gardërobës së një femre.

Variacionet e kombinimeve me një këmishë të bardhë janë të shumta.

Ato shkojnë shumë me xhaketat, pantallona të ngushta por edhe të gjëra, të zbukuruara me kollare ose jo, me jakë të ngritur ose jo.

 

3. Kostum i zi me pantallona janë veshja më elegante për një grua në karrierë, të kombinuara me këpucë me taka të larta.

Kjo është veshja më klasike dhe këshillohet që copa e kësaj veshje të mos ketë refleks shkëlqimi dhe të jenë në copë prej pambuku ose të përziera me strech.

 

4. Golfet e ngritur dhe mbas qafe gjithmonë kanë bërë hyrje-dalje të shpeshta në modë.

Prandaj ajo mbetet si një nga veshjet e preferuara për femra. Është mjaft e rëndësishme që golfi të jetë i një materiali të mirë dhe të butë që të mos krijojë kruarje dhe alergji në pjesën më elegante të një femre: qafën.

Kur golfi i ngritur ka prerje të bukur, atëherë edhe qafa e një gruaje do të duket më e bukur dhe femërore.

 

5. Palltoja neutrale është ajo që nuk ka dalë asnjëherë nga moda.

Ajo shkon me çfarë do lloj veshje që ju mund të keni nga poshtë.

Palltoja neutrale, sidomos në ngjyrë kameli, është një model klasik vjeshtëror pasi ka pafundësi mundësi kombinimesh me të.

 

 

 

6. Çizme me taka të larta janë një aksesor i domosdoshëm për një femër.

Ato janë të kombinueshme me pantallona të shkurtra deri dhe me mini-funde. Ato mund të palosen apo edhe të ulen poshtë duke krijuar stilin e qafës me lëkurë të rrudhur.

Çizme të kafta janë zgjedhja juaj më e mirë nëse garderoba mban më shumë xhinse, ndërsa çizmet e zeza janë ato që shkojnë me çdo gjë.

 

7. Perlat janë të përsosura për një femër pasi e bëjnë atë më të plotësuar në stilin vjeshtor.

Vishni perla të hirta me veshje të zeza të shumëllojshme dhe do të keni një pamje vërtetë femërore, ose zgjidhni perla të bardha për një fustan të zi elegant për koktejle.

 

 

8. Një çantë e madhe lëkure është mjaft e përshtatshme për stinën e vjeshtës.

Çantën mund ta zgjidhni si të dëshironi, me shkëlqim apo jo, me aksesorë zbukurues apo jo, por kryesorja është që ajo të jetë e madhe, pasi femrës mund t’i nevojiten të mbaj shumë gjëra në të.

Mos harroni një çantë e gjerë do të jetë mikja juaj më besnike ndër vite. (LajmeShqip.com)