Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 16:54

Londër – Mahatma Gandi ishte biseksual, i cili la gruan e katër fëmijët për shkak të një bodibilderi, përndryshe çifut gjerman, pohon autori i librit kontrovers “Shpirti i madh: Mahatma Gandi dhe lufta e tij për Indinë”.

Udhëheqësi i revolucionit hindus ishte çmendurisht i dashuruar në Herman Kallenbach, i cili nga Gjermania u shpërngul në Afrikën e Jugut dhe u bë arkitekt i pasur. Të dytë jetuan dy vjet në shtëpinë që e ndërtoi Kallenbach dhe në të cilën u betuan se do t’i japin njëri tjetrit “më shumë dashuri, dashuri që bota akoma nuk e ka parë”, shkruan autori Joseph Lelyveld, transmeton “Daily Mail”.

Gandin e martuan në moshën 13-vjeçare me 14-vjeçaren Kasturbai Makhanji, por pasi u lindën katër fëmijë, u divorcuan më 1908 që ai të ishte me të dashurin.

Çifti u nda më 1914 kur Gandi u kthye në Indi, ndërsa  Kallenbach nuk arriti t’i bashkohej për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Mbetën në kontakt përmes letrave. Autori i librit shkruan se Gandi në të 70-at e tij kishte fjetur me një kushërirë të largët e gratë e tjerë, dhe atë duke u përpjekur që të mos ngacmohej seksualisht.

Pas publikimit të librit pritet reagimi i madh i pasuesve të Gandit.