Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 14:48

Lista e plotë e fituesve të ndarjes së çmimeve të akademisë në ceremoninë e 67 të Emmy Awards.

Seriali ‘Game of Thrones’ ka arritur që në sezonin e tij të pestë të shpallet si seriali dramë më i mirë nga akademia e arteve dhe televizionit që është mbajtur në Microsoft Theater në LA.

Përveç çmimit kryesor, Game of Thrones nga 24 nominime, ka arritur të rrëmbejë 12 çmime tjera të rëndësishme, duke u bërë kështu seriali i parë që ka arritur këtë dhe duke thyer rekordin e ‘The West Wing’ të vitit 2000, të cilët kanë marrë 9 çmime.

Peter Dinklage, që luan personazh e preferuar të fansave, Tyrion Laniset, ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor, transmeton lajmi.net.

Ndër fituesit tjerë kryesorë janë edhe seriali ‘Veep’, që është zgjedhur si seriali më i mirë komedi, Viola Davis si aktorja më e mirë në rol kryesor, dramë dhe John Ham me sezonin e fundit të ‘Mad Mad’ është shpallur aktori më i mirë dramë.

Kjo është lista e plotë e fituesve kryesorë:

Seriali më i mirë – dramë – “Game of Thrones”

Seriali më i mirë – komedi – “Veep”

Aktori më i mirë protagonist – dramë– Jon Hamm, “Mad Men”

Aktorja më e mirë protagoniste – dramë – Viola Davis, “How to Get Away with Murder”.

Aktori më i mirë protagonist – komedi – Jeffrey Tambor, “Transparent”.

Aktorja më e mirë protagoniste – komedi – Julia Louis – Dreyfus, “Veep”.

Aktori më i mirë protagonist – miniserial ose film – Richar Jenkins, “Olive Kitteridge”

Aktorja më e mirë protagoniste – miniserial ose film – Frances McDormand, “Olive Kitteridge”.

Aktori më i mirë joprotagonist – dramë – Peter Dinklage, “Game of Thrones”.

Aktorja më e mirë joprotagoniste – dramë– Uzo Aduba, “Orange is the Nee Black”.

Aktori më i mirë joprotagonist – komedi – Tony Hale, “Veep”.

Aktorja më e mirë joprotagoniste – komedi – Allison janney, “Mom”.

Aktori më i mirë joprotagonist – miniserial ose film  – Bill Murray, “Olive Kitteridge”.

Aktorja më e mirë joprotagoniste -miniserial ose film – Regina King, “American Crime”.

Miniseriali më i mirë – “Olive Kitteridge”

Programi reality më i mirë – “The Voice”.