Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 14:22

Lady Gaga, gjithmonë ia arrin që t’i surprizojë fansat e saj.

Është kuptuar që Gaga do të jetë pjesë e American Horror Story: Hotel, ku ajo shihet e veshur me fustan nusërie.

E çfarë do të ndodh në këtë storie horror mbetet të shihet pas premierës, transmeton Klan Kosova. Por 29 vjeçarja menjëherë pas trailerit të këtij filmi, kishte vendosur të vishej me një veshje goxha provokative.

Ajo kishte të veshur një fund të gjatë e të qarë deri te këmba, e që në shikim të parë mund të dukej që ajo nuk kishte veshur fare brekë.

Por më pas vihet re, që këngëtarja kontraverse kishte brekë por i kishte me ngjyrë lëkure.