Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 13:24

Lady Gaga ka shkruar një këngë duke e cilësuar Princeshën si martire të famës. Një burim i afërt me këngëtaren tregon se ajo e sheh veten si versioni pop i Princeshës, që vdiq në jë aksident tragjik në Paris, në vitin 1997 në moshën 36-vjeçare.

“Lady Gaga ka qenë gjithnjë e fiksuar mbas Dianës dhe e shikon veten si mishërimi i saj në shekullin 21. Ajo e di që është e famshme dhe e ndjekur nga paparacët njësoj si Princesha. Dhe jo vetëm kaq! Ajo ka ëndërruar sikur vdiste në të njëjtën mënyrë si ajo,” ka thënë burimi i saj.

Mbas deklaratës së saj për këtë tekst të ri, kënga është shndërruar në shumë të kërkuar, por për momentin nuk ka treguar asgjë rreth datës së publikimit të kësaj kënge. (LajmeShqip.com)