Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 06:52

Surprizat me VIP-at nuk kanё fund!

Ka qenё vetё  kёngёtari Elton John qё ka thёnё se Gaga nuk ishte personi i pёrshtatshёm si kumbar pёr djalin e tij; dhe ёshtё po prap ai qё ja ka drejtuar kёtё kёrkesё asaj!

Elton John dhe David Furnish u bёnё prindёr gjatё Krishtlindjes dhe lajmi se ai po kёrkonte njё kumbar pёr djalin e tyre i tёrboi tё gjithё miqtё e tij nga kurioziteti.

Sё fundmi ai ka konfirmuar se ka zgjedhur Lady Gagёn si kumbarё. Ai ёshtё shprehur:

“Po, Gaga ёshtё kumbara. Kur arrin ta njohёsh njeriun e vёrtetё, atё tё pёrditshmin, sheh se ёshtё njё vajzё e thjeshtё nju jorkeze qё i dashuron prindёrit e saj. E dua atё pafundёsisht dhe pёr tё gjithё ato njerёz qё thonё se ajo ёshtё e çmendur, u them se nuk e njohin dhe se ne po, e njohim.”

Kёngёtares, sё cilёs i ёshtё vёnё nofka “Fytyrё Pokeri” ka shprehur gёzimin e saj mbi rolin qё i ёshtё besuar. Pёr televizionin britanik British TV nё show-in “Daybreak” ajo ёshtё shprehur:

“Zachary ёshtё njё fёmijё shumё, shumё i bukur dhe unё ndjehem shumё e nderuar pёr ftesёn qё mё ёshtё bёrё pёr pjesёmarrjen nё familjen e tyre.”