Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 09:56

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton gjatë Konferencës ndërkombëtare për Evropën Juglindore që po mbahet në Budva të Malit të Zi, ka përzier Malin e Zi me Maqedoninë.

Kjo, siç është cilësuar gafë e Klintonit, ka nxitur reagimin e pjesëmarrësve. Në fjalimin e tij gjysmë-orësh, duke bërë mesazhet përshëndetëse, Klinton ka gabuar, duke nënvizuar s’e “i vjen mirë që gjendet në Maqedoni”, por ai megjithatë gjendej në Mal të Zi.

Ky deklarim është vlerësuar edhe si skandaloz nga disa media të rajonit, të cilët kanë përsëritur fjalët e ish-presidentit amerikan, i cili është një njohës i mirë i rajonit dhe një nga kontribuuesit për paqen. Klinton ka mbyllur fjalimin, duke mos reaguar për përmirësimin e gabimit.