Lajme Shqip Friday, 09 August 2013 15:45

Aurela Gaçe kritikon këngëtarët shqiptarë që këndojnë vetëm në gjuhë të huaj me qëllim të të qenit modern. Kritika e këngëtares së njohur bëhet në rrjetin Facebook, por ajo nuk shpjegon se kush konkretisht qenka shprehur në këtë mënyrë. “Çfarë do të thotë të jesh moderne? Ose më saktë, të mos shijosh muzikën e vendit tënd? Se kam dëgjuar shpesh edhe këngëtarë që e këndojnë me dëshirë një këngë botërore, por me përtesë një këngë shqiptare. Ose ndodh shumë që edhe në konkurset e shumta muzikore të ketë më shumë këngë të huaja e shumë pak shqiptare. Këtë mendësi e kam dëgjuar edhe nga ata që e vetëquajnë veten Elite e vendit. I kam dëgjuar në biseda televizive të thonë se janë qytetarë të botes. E vërtetë shumë. Ashtu ndihem edhe unë, qytetare e botes në çdo aspekt. Por, përpara se unë të njoh komshiun, ose gjitonin tim, duhet të di kush është babai im . Nuk mundet kurrsesi të duash e të respektosh komshiun, kur ti përbuz familjen tënde. Dhe kjo gjë ndodh rëndom tek Elita jonë. E shohin të qenurit shqiptar, barrë të rëndë. Të jesh qytetar i botës, duhet të jesh një herë anëtar i familjes tënde, i lagjes, i qytetit, vendit tënd. I them këto sepse shpesh gjendem përballë edhe muzikantëve e këngëtarëve që kujtojnë se po këndove vetëm muzikë të huaj, ashtu bëhesh moderne, ashtu quhesh Elitar. Dua të këndoj në shumë gjuhë të botës, pse jo të kem mundësi të këndoj repertorin me të bukur botëror? Por, s’kam se si, nqs nuk këndoj një here atë këngë që më ka tingëlluar në shpirt qysh fëmijë. Edhe nuk kam turp të them se nga vij, e ku kam lindur e jam rritur. Atë gjë nuk e zgjedh unë. Ashtu e vendos Zoti. Të lindësh në fshat apo qytet, në Shqipëri , a diku tjetër në botë, përsëri se vendos dot ti (se maternitetin mund ta gjesh ku të duash me këto dite që kane ardhur, por prindërit nuk i ndryshon dot).

Populli i thjeshti e do veten. Elitarët mesa duket jo. Kaq kisha”. Me këto fjalë mbyll postimin në Facebook këngëtarja.

Më pas duke parë reagimin e fansave që e pyesin se për cfarë e ka konkretisht fjalën këngëtarja Aurela, poston një sqarim të gjatë ku rrëfen sesi është ndier kur ka dëgjuar nga një këngëtar të shprehet se e ka për fyerje të këndojë këngë shqiptare.

“Qe te vazhdoj me statusin e meparshem, po ju tregoj nja dy momente te jetuara nga vete une. Muzike live ne nje nga vendet me Trendy ne Tirane. 5-6 vjet me pare. Une sapo isha kthyer nga USA, dhe per ato 2 jave qe isha, doja te dilja, te shijoja dicka me shoqerine. Kendonte kengetari, kendoi disa kenge te huaja, pastaj nisi disa kenge shume te njohura shqiptare, rock, pop. Dhe mbasi mbaron,vjen te me takoje. Dhe me thote si i turperuar, ‘eh, ja na duhet te kendojme edhe disa nga keto shqiptaret, s’kemi c’bejme’. Une u cmenda. Nuk e kam harruar ate fjali, dhe e keqja eshte se vazhdojne akoma me kete mendesi. Te shprehesh ashtu, do te thote qe ti nuk do veten. Po ja psh,me ftojne mua te kendoj ne ndonje program televiziv. Dhe ata me ftojne mua, por duan qe une te kendoj nje kenge te huaj. Absurdeeee. E turpshme. Nqs une do te kem nje program prej 10 kengesh, po, patjeter, do te kendoj edhe te huaja, sepse jane shume te bukura dhe s’ka asgje te keqe. Por ti, si program, me fton mua te kendoj nje ose dy kenge, dhe megjithese une kam kenget e mija, me te cilat e krijova edhe karrieren, kenge me te cilat krijova lidhjen me publikun, ata pa turpesisht me kane kerkuar te kendoj dicka te huaj, perpara se te kendoj kenget e mija. E kam quajtur fyerje. Dhe pergjigjen ja u kam dhene sic e kane merituar”.

Më tej Aurela Gace tregon se me një këngë ua ka treguar vendin këtyre këngëtarëve elitarë që sipas saj hedhin poshtë vlerat e vendit të tyre.

“E kam nje kenge, quhet Tranzit. Bashke me Dr.Florin kemi krijuar nje tekst, dhe kam folur pikerisht per kete. Vargjet, “ku ka Elite, s’degjohet shqip, ndihem e huaj ne vendin tim, po nuk eshte kulture zoterinj Elite, e ne dreq te shkoni ju te gjithe o hipokrite ” eshte vetem per “Elitaret”.