Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 08:46

Përpara 4 vitesh Marko Do Santos ka qënë futbollist i skuadrës së Ersekës.

Pikërisht atje është njohur me Inën, dashurinë e jetës. Ajo bjonde me sy blu, ndërsa ai me ngjyrë. Dashuria e tyre nuk ka qenë e zakontë, kjo për shkak të ngjyrës që ka Marko. Para tre vitesh, qyteti ziente nga thashethemet për lidhjen e vajzës me futbollistin. Çifti na tregon se në fillim ata kanë qenë miq. Marko shkonte shpesh në shtëpinë e Inës, për shkak të shoqërisë me të vëllanë.

Më pas, gjithçka ndryshoi… ata filluan të ndienin diçka për njëri-tjetrin që më vonë e kuptuan që ishte dëshira që do t’u merrte mëndjen. Të gjithë ishin kundra Inës. Ajo nuk duhet të sillte një dhëndër me ngjyrë në shtëpi. Por këto “presione” nuk e ndalën vajzën nga Erseka që një ditë të bukur të bënte valixhet gati dhe t’ia “mbathte” në Brazil. Marko tregon se e vetmja mënyrë për të qëndruar me të ishte ta “rrëmbente”, e “rrëmbimi” ka ndodhur në mesditë, kur askush nuk ishte në shtëpi. Ai u largua nga Shqipëria për 6 muaj dhe e mori Inën me vete duke ja prezantuar edhe familjes së tij. Tani ata jetojnë në Tiranë. Ina nuk komunikon vetëm me babanë e saj, pasi mamaja, motra dhe vëllai e vizitojnë shpesh në Tiranë. Marko tani është lojtar i Besës së Kavajës. Të dy kanë shpresa që me kalimin e kohës babai do t’i pranojë dhe do t’u japë bekimin dashurisë së tyre, pavarësisht ngjyrave.