Lajme Shqip Saturday, 28 July 2012 10:58

Prishtinë – Këngëtarja Zanfina Ismaili ka lançuar klipin më të ri, “2 minuta”. Megjithëse xhirimet e këtij klipi u xhiruan në fshat, Zanfina ka sjelle imazhe të ndryshme në paraqitjen e saj si në veshje ashtu edhe këngë.

“Faktikisht unë jam paraqitur në mënyrën më moderne. Të them, si një vajzë moderne e fshatit. Me këtë kam synuar që të thyej tabunë e shumë vajzave që jetojnë në fshat dhe ti`u jap kurajo”, deklaroi Zanfina.

E bukur dhe tërheqëse është paraqitur edhe kësaj here, në rrugët e vjetra të një fshati të Deqanit, zanfina thekson se edhe kësaj here ka shumë të veçanta. Kënga “2 Minuta”, është punuar nga Shkumbin Nebihu dhe Avni Qaili. Ndërsa videoklipi është xhiruar nga produksioni kosovarë IMAGINE Creative. (LajmeShqip.com)