Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 16:41

Rita Ora thotë se kryesisht i pëlqen muzika britanike, por nuk përjashton faktin se kohë pas kohe dëgjon edhe muzikën shqiptare.

Përveçse është një nga këngëtaret më të suksesshme të gjeneratës së re, Rita Ora është edhe një autore këngësh.

Por, deri më tani këngëtarja nuk ka guxuar që materialet e saj muzikore t’i prezantojë për publikun e gjerë. Sidoqoftë, Rita ka treguar se çfarë e frymëzon për të krijuar.

Këngëtarja ka thënë se kryesisht i pëlqen muzika britanike, por nuk përjashton faktin se kohë pas kohe dëgjon edhe muzikën shqiptare. Rita ka shtuar se nganjëherë frymëzohet nga muzika e Kosovës, por sipas saj, kjo lloj muzike është shumë tradicionale.

Rita shprehet se në trojet shqiptare përdoret një llojshmëri më e madhe e instrumenteve. E njëjta strukturë melodike dhe të njëjtat akorde. Megjithatë, ajo shpreson që në të ardhmen këto motive t’i bëjë pjesë edhe të këngëve të saj.