Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 18:33

Këngëtarja Mihrija Braha, është pyetur vetëm për kuzhinën dhe raportet që ka ajo më të.

Brenda dhjetë pyetjeve, këngëtarja e njohur, jep përgjigje befasuese për shumë kë, rreth zotësisë që ka ajo në kuzhinë, gadishmërinë për të gatuar dhe qëndrimin “burrnorë” të Naimit për të mos ndihmuar asgjë. Edhe pse lë përshtypjen e një gruaje që nuk merret me punë të shtëpisë, kjo intervistë zbulon një Mihrije krejt tjetër nga ajo që e kemi parë në ekaran. Pos tjerash, Mihrija është pyetur nëse e përdor kuzhinën për ta joshur më shumë Naimin drejt shtratit. Përgjigjet e saj duket të jenë të sinqerta.

Magazina.al: Sa kohë kaloni në kuzhinë?

Mihrija: Jo shumë kohë sepse jam shumë e zënë me punët profesionale por kam shumë dëshirë të gatuaj.

Magazina.al: Cili është specialiteti që u detyron të qëndroni më gjatë në kuzhinë?

Mihrija: Kam plot specialite që i gatuaj shumë mirë. Lazanja më merr më shumë kohë.

Magazina.al: Më shumë qëndroni në kuzhinë ju apo Naimi?

Mihrija: Naimi në kuzhinë qëndron aq sa të merr dicka për të ngrënë apo kur e ftoj të më ndihhmoj për të marrë gjërat e gatuara deri ne trapezeri. Sigurisht që unë qendroj shumë më gjatë në kuzhinë.

Magazina.al: Çka preferon Naimi; një gjellë jo fort të mirë nga dora e Mihrisë, apo dicka të mirë nga kuzhinat e restauranteve?

Mihrija: Naimit i pelqejnë më shumë gatimet e mia por edhe të restoraneve.

Magazina.al: A ka ndodhë që nga harresa ta digjni tërë ushqimin e përgatitur?

Mihrija: Po më ka ndodhur bile edhe janë bërë momente shakaje për rrethin tim, por shumë rrallë.

 

Magazina.al: A e përdor kuzhinën si mjet për ta joshur edhe më shumë Naimin drejt shtratit?

Mihrija : Jo! Se kam menduar ndonjëherë për këtë gjë. Drejt shtratit me dicka tjetër!

Magazina.al: A e keni shëndrruar kuzhinën ndonjeherë në “dhomë gjumit”!

Mihrija : Kuzhinën asnjëherë, kurse sallonin shpesh herë.

Magazina.al: Sa herë e ka bërë nervoz Naimin me qendrimin e gjatë në kuzhinë?

Mihrija: Se di cfarë të ju them! Se kujtoj ndonjë rast të këtillë edhe pse Naimi kur unë bëjë ndonjë specialitet më therret e më flet sille me: “po vdesim urie. A do të mbijetojmë pas kësaj etj”.

Magazina.al: A ma mirë te rri ty perparsja e kuzhinës, apo Naimit?

Mihrija : Naimit? Ha ha ha! Po ai vetëm në emisone kuzhine ka mbajtur përparëse.

Magazina.al: A ju është ndryshkur furra e shportetit elektrik ngaqë m vite nuk e keni përdorur?

Mihrija : Jo jo! Unë shpesh gatuaj dhe gatuaj mirë. /Magazina.al