Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 00:27

Salla “1 Tetori” në Prishtinë, është “mbushur” me jetë gjatë natës së sontme, aty ku edhe u zhvillua ceremonia e Videofestit 2013. Ndërkaq çmimin kryesor të këtij edicioni, atë “Best video”, e mori kënga “Pa jetë” e Florit.

Gjatë ceremonisë, janë ndarë çmime të shumëta të kategorive të ndryshme muzikore por edhe ato të realizimit të klipeve. Përveç çmimit kryesor, janë ndarë edhe ato si grupi më i mirë, që i takoi Kaos, bashkëpunimi më i mirë, etj.

 Këto janë edhe çmimet e Videofestit muzikor 2013:

 Best Group – Kaos (Ngoje Zemrën Tem)

Best Featuring – Nora ft. Bim Bimma (Gangsta)
Best Rap Hip Hop – MC Kresha (Cok Guzel)
Best Male – Flori (Pa Jetë)
Best Rock – Na (Jam zgjuar)
Best RnB – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best Neë Artist – Neki Emra (Të vdes apo të Pres)
Best Pop – Dafina Zeqiri (Bloodah)
Best Female – Tuna (I asaj)
Best Directing (Regjia) – Nora ft. BimBimma (Gangsta)
Best Dance – Adrian Gaxha ft. Floriani (Ngjyra e Kuqe)
Best Pop Folk – Ermal Fejzullahu ft. Gena (Ajo)
Best Promo – Vesa Luma (24 orë)
Best Styling – Jeohna Sopi (Unë do t’i laj këmishat e tua)
Për karrierën e tyre u shpërblyen Fisnikët 
Best Balad – Flori (Pa Jetë)
Best Duet – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best Performance – Tuna (I Asaj)
Best Video – Flori (Pa Jetë)

 Në ceremoninë e sivjetme, ka performuar edhe këngëtari shqiptar me renome ndërkombëtare Ardian Bujupi, i cili solli një performancë të jashtëzakonshme. Performancat nuk munguan as nga Adrian Gaxha dhe Floriani, Kaos etj.